Mijëra qytetarë protestuan në Paris kundër ligjit të sigurisë globale

schedule09:05 - 30 Nëntor, 2020

schedule 09:05 - 30 Nëntor, 2020

Dhjetra mijëra qytetarë protestuan në Paris kundër ligjit të ri të sigurisë, që pritet të miratohet në parlament. Tensionet mes protestuesve dhe policisë u përshkallëzuan kur një polic dhunoi një person me ngjyrë duke shokuar Francën, raportoi Associated Press.

Ligji i ri do t’i japë mundësinë qeverisë të monitorojë dhe të kufizojë ndarjen e imazheve të policisë. Kjo sipas kritikëve do të kufizojë lirinë e raportimit të dhunës së policisë ndaj qytetarëve.

Ata u shprehën se video e publikuar këtë javë e policit që dhunon një person me ngjyrë gjatë një arrestimi në Paris, nuk do të ishte raportuar asnjëherë nëse ky ligj do të ishte në fuqi.

Sipas ligjit, cilido që publikon foto të policisë gjatë një aksioni do të dënohet.

Protesta e ditës së shtunë ishte paqësore. Por disa fraksione të protestuesve filluan të gjuanin me gura dhe me fishekzjarrë në drejtim të policisë, sipas Reuters. Policia përdori gaz lotsjellës dhe uji për të shpërndarë turmën.

Pas këtyre protestave, kryeministri francez, Jean Castex tha se do të ngrejë një komision të pavarur për të ndihmuar në hartimin e ligjit të ri për shpërndarjen dhe publikimin e imazheve të policisë./abcnews.al