Mijëra protestues sërish në shesh në Bjellorusi, nuk ndalen së kërkuari largimin e Lukashenkos

schedule22:16 - 20 Shtator, 2020

schedule 22:16 - 20 Shtator, 2020

Sërish ditën e sotme u mblodhën mijëra njerëz në Minsk në një marshim kundër Presidentit Alexander Lukashenko. Të veshur me të bardha dhe të kuqe, ngjyrat e opozitës bjelloruse, protestuesit marshuan dhe u drejtuan për në Pallatin e Pavarësisë, ku qëndron diktatori.

Protestuesit u mblodhën pavarësisht pranisë së rëndë të policisë në Minsk dhe presionit të fortë nga forcat e sigurisë, të cilët bënë 30 arrestime në kryeqytet dhe 33 në qytete të tjera.

Që nga rizgjedhja e kontestueshme e presidentit të Bjellorusisë në 9 gusht, vijojnë demonstratat për rrëzimin e Lukashenkos nga pushteti, të cilin ai e mban për 26 vjet. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!