Me mijëra persona u mblodhën në qendër të Moskës për të kërkuar lirimin e të burgosurve politik në vend, manifestuesve që u arrestuan gjatë protestav etë fundit kundër presidentit Putin. Në manifestimin e autorizuar nga policia, u përdorën shumë flamuj të partive të opozitës. Sipas ministrisë së brendshme morën pjesë të paktën 20 mijë persona. Disa protestues mbaninnë duar fotografi të disidentëve të arrestuar. /ABC News Albania 24/7
Mijëra protestues në Moskë kërkuan lirimin e të burgosurve politikë
schedule11:15 - 30 Shtator, 2019
schedule 11:15 - 30 Shtator, 2019