Mijëra palestinezë që punojnë në Izrael dalin në grevë, nuk duan t’i kalojnë pagat në banka

schedule23:24 - 21 Gusht, 2022

schedule 23:24 - 21 Gusht, 2022

Dhjetëra mijëra palestinezë që punojnë në Izrael dolën në një grevë njëditore, duke protestuar kundër vendimit për të depozituar pagat e tyre në llogaritë bankare në vend që të merrnin para në dorë.

Mënyra e re e pagesës është rënë dakord mes autoriteteve palestineze dhe izraelite, të cilët e konsiderojnë atë më efikase dhe të sigurt, por punëtorët kanë frikë se tarifat dhe taksat e fshehura do të reduktojnë pagat e tyre.

Rreth 200,000 palestinezë kalojnë çdo ditë në Izrael ose vendbanime hebreje për të punuar. Mesatarisht, ata fitojnë dy herë më shumë se ata që punojnë në shërbimet dhe bizneset publike palestineze. Shumica e këtyre punëtorëve nuk kanë llogari bankare. Regjistrimi i pagave të tyre mund të krijojë një burim të ri të ardhurash për Autoritetin Palestinez, i cili po përballet me vështirësi serioze financiare, por edhe një humbje të papritur, për shkak të tarifave për bankat palestineze.

Sipas punëtorëve që folën për Reuters, sipas marrëveshjes pagat do të paguhen në baza javore dhe komisioni i bankave do të jetë 1 dollarë për çdo transfertë. Ministri i Punës i Autoritetit Palestinez Nasri Abu Jayes tha se marrëveshja e re synon të mbrojë të drejtat e punëtorëve dhe nuk ka plane për të vendosur taksa të reja.

Përfaqësuesit e punëtorëve thanë se nëse nuk anulohet masa do të përshkallëzojnë mobilizimet dhe mund të hyjnë në grevë të përhershme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!