Mijëra mësues protestojnë kundër reformave të arsimit në Iran

schedule13:45 - 2 Shkurt, 2022

schedule 13:45 - 2 Shkurt, 2022

Mijëra mësues hynë në grevë një ditore në Iran duke protestuar kundër reformave, shumë të ngadalta sipas tyre, për rritjen e pagave dhe pensioneve.  Mediat iraniane raportojnë se protesta u zhvilluan dhe para parlamentit në Teheran e manifestime të tjera para ministrisë së arsimit dhe drejtorive arsimore në vende të ndryshme.

Në disa prej këtyre protestave pati dhe parulla të tipit: Lironi mësuesit e burgosur. Një kërkesë referuar pedagogëve të arrestuar në manifestimet e mëparshme. Protestat në fakt vijojnë prej disa muajsh dhe kanë përfshirë dhe sektorë të tjerë publikë.

Mes kërkesave të ndryshme është dhe barazimi i pagave të mësuesve me ato të nënpunësve të tjerë publikë. Një nga pedagogët u shpreh se kishte master dhe doktoraturë por paga e tij është vetëm 160 dollarë.

Ekonomia iraniane prej kohësh është e goditur nga sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vendim të ish presidentit amerikan Donald Trump, dhe inflacioni ka arritur në 40%. Lideri suprem i republikës islamike, Khamenei, u shpreh se sanksionet amerikane nuk janë i vetmi faktor që dëmton ekonominë e vendit, por është dhe keqmenaxhimi i financave në nivel qeveritar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!