Mijëra kamionë në radhë, Franca rihap kufirin me Britaninë, vendos kusht

schedule16:35 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 16:35 - 22 Dhjetor, 2020

Franca pritet të rihapë kufirin e saj me Mbretërinë e Bashkuar, por vetëm për shtetasit e saj, qytetarët francezë dhe shoferët e kamionëve, të cilët duhet të testohen negativë për koronavirusin, ka raportuar transmetuesi publik i Francës.

Sipas raporteve të fundit, qeveria franceze pritet të kërkojë teste negative për drejtuesit e kamionëve në mënyrë që t’i lejojë ata të udhëtojnë nga Mbretëria e Bashkuar.  Nuk është ende e qartë se sa kohë do të jetë në fuqi masa.

Njoftimi erdhi ndërsa Komisioni Europian këshilloi 27 vendet anëtare të ndërpresin ndalimet në fluturime dhe trena nga Britania dhe të rihapin rrugët e mallrave për të “siguruar që zinxhirët thelbësorë të furnizimit të vazhdojnë të funksionojnë”, përfshirë vaksinat Covid. Kufizimet u sollën për të zvogëluar përhapjen e një varianti të ri të koronavirusit të zbuluar në Britani. Pas mbylljes së kufirit nga Franca prej 48 orësh me mijëra kamionë kanë qëndruar në radhë në qytetin e Kent, pranë portit Dover. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!