“Mijëra fëmijë do të kenë mundësi të përmirësojnë aftësitë e tyre”, Michael Granoff: Piramida, sot simbol i të ardhmes

schedule20:08 - 26 Tetor, 2023

schedule 20:08 - 26 Tetor, 2023

Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff në emisionin “Real Story” në ABC foli për transformimin e Piramidës dhe funksionin e saj tashmë të rëndësishëm.

Gjatë kësaj interviste ai u shpreh se Piramida simbolizon atë çfarë Shqipëria është tani, dhe çfarë Shqipëria mund të bëhet në të ardhmen.

Gjithashtu theksoi se po krijohet një program inovativ të edukimit dixhital për fëmijët, duke u shprehur se rreth katër mijë fëmijë në javë do të jenë në gjendje të mësojnë në mënyra të ndryshme rreth edukimit dixhital.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Nuk është e hera e parë që ne takohemi dhe bisedojmë para kamerave, Intervista jonë e parë ishte në vitin 2009, ishin vite shumë intensive për Shqiperinë në një bote shumë të qetë. Por sot zhvillojmë një intervistë në një Shqipëri në paqe, por në një botë intensive. Sa ka ndryshuar Shqipëria?

Michael Granoff: Epo, ndoshta koha që prej intervistës sonë në vitin 2009 dhe koha e intervistës sonë tani tregojnë dallimin, apo realiteti është gjithnjë e më shumë më i madh, mendoj se Shqipëria është e lidhur me pjesën tjetër të botës dhe pjesa tjetër e botës është e lidhur me Shqipërinë. Dhe ju e përmendët se ne ishim ulur këtu vetëm pak ditë më parë dhe kishim të gjithë kryeministrat e Evropës dhe në vitin 2009, nëse do t’ju thoja që do të mbahej nje event i tille ketu, mendoj se me siguri do të thonit se më mungonte diçka.

Pyetje: E gjejmë veten tani në ish-piramidën e Enver Hoxhës, një vend ku po mbahet një samit i madh evropian, që përkon me 115-vjetorin e lindjes së tij. Metafora është padyshim e fortë, apo jo? Më 16 tetor ishte përvjetori i diktatorit, që tani e tutje do të kujtohet për dicka tjetër përfshi këtu edhe Piramidën.

Michael Granoff: E dini në njëfarë mënyre, ky vend tani përfaqëson të themi mundësinë e krijuar nga bashkimi i formës dhe substancave dhe kishit të drejtë për formën, ne ulemi këtu në një godinë, e cila u ndërtua për të nderuar një diktator të tmerrshëm dhe sot simbolizon të gjithë atë që Shqipëria është tani, dhe cfarë Shqipëria mund të bëhet në të ardhmen, por më e rëndësishme në fakt tani, është ajo që po ndodh në këtë ndërtesë.

Pyetje: Është ende pak xhungël…

Michael Granoff: Po, është pak. Por ajo që po ndodh në këtë ndërtesë, dhe ju mund të shihni pas jush, është krijimi i një programi mjaft inovativ të edukimit dixhital për fëmijët dhe gjatë muajve të ardhshëm në fakt, pothuajse katër mijë fëmijë në javë do të jenë në gjendje të vijnë këtu dhe të mësojnë lloje të ndryshme të edukimit dixhital që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe që gjithashtu do t’i mundësojnë të realizojë potencialin e tyre, por edhe të lidhen me pjesën tjetër të botës, në një mënyrë që thjesht ka qene e pamundur të merrej në konsideratë. Pra, në një farë mënyre magjia e këtij vendi, mendoj se është në të vërtetë bashkimi i formave dhe thelbi. Ne mund ta kishim vendosur programin edukativ TUMO kudo. Mund të ishte gjithashtu në një ndërtesë zyrash diku, por mundësia për t’u vendosur këtu, të gjithë menduam se do të ishte një simbol kaq i fuqishëm për njerëzit, për atë se çfarë është e mundur të bëhet dhe ishte vërtetë një mundësi unike. Unë po qëndroja këtu me kryeministrin pak netë më parë dhe mendimi i parë që më kalonte në mendje ishte ajo mundësia për të krijuar atë lloj sinergjie dhe këto janë mundësi që nuk të vijnë çdo ditë në dorë.

Pyetje: Për një amerikan, antikomunizmi është pjesë e historisë së pas Luftës së Dytë Botërore, po aq sa është komunizmi është për ne. Çfarë ndjeve në ato momente?

Michael Granoff: Shiko, kjo është një zgjedhje që shqiptarët e kanë bërë tashme, kjo është pjesa më interesante e saj. Dhe shqiptarët kanë vendosur të zgjedhin lirinë mbi komunizmin, mbi diktaturën, dhe në të vërtetë është një vendim i vështirë për kohën dhe jo shumë i lehtë dhe më pas vjen një tjetër periudhë që nuk ishte gjithashtu e lehtë, periudha e tranzicionit, nga diktatura drejt demokracisë dhe tregut të lirë. Dhe shqiptarët kane punuar fort për të patur lirinë e tyre, dhe mendoj se gjatë kohës janë munduar të zhvillohen në lirinë e tyre./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!