Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata që kanë pasur pak mundësi të fitojnë azilin, janë ndihmuar financiarisht që të largohen vullnetarisht nga Gjermania këtë vit.
Deri në tetor, 8.263 njerëz janë larguar nga Gjermania dhe janë ndihmuar financiarisht përmes një programi federal.
Qeveria gjermane ka bërë të ditur se emigrantët e varfër mund të financohen për biletë aeroplani, autobusi apo për ndihmë mjekësore përmes një program qeveritar për azilkërkuesit.
Sipas Qeverisë, fondet e miratuara për këtë vit për programin shkojnë në më shumë se 8.2 milionë euro.
Në përgjithësi, dëbimet janë më të shtrenjta sesa largimet vullnetare.