Mihrije Braha befasohet nga nusja e saj për ditëlindje: Vajza jote të do pafund

schedule15:33 - 15 Nëntor, 2022

schedule 15:33 - 15 Nëntor, 2022

Sot është një ditë speciale për Mihrije Brahën. Këngëtarja e mirënjohur feston sot 55 vjetorin e lindjes dhe urimin më të veçantë e ka marrë nga nusja e saj, Tringa. Ajo e ka surprizuar me një kartolinë ku ka zgjedhur fjalët më të ëmbla dhe më të bukura që çdo vjehërr do të donte t’i dëgjonte.

“Patjetër, të kam njohur si një zonjë e vërtetë por kur takova shpirtin tënd të buzëqeshur dhe të pastër, qetësia në zemrën time akoma s’ka të ndalur. Ti Miki nuk je vetëm një artiste, ti je gjithçka e bukur që një grua mund të jetë andaj të dua pafund, të dua për energjinë që më jep, e për bekimet që ndonjëherë i thua edhe në heshtje, të dua për mënyrën se si kuptohemi edhe veç me shikime, të dua për çdo mundim tëndin për mua që del nga shpirti jot i bardhë, edhe këshillat t’i dua që ndihmojnë çdo herë të gjej lumturi dhe paqe. Andaj faleminderit për çdo copë lumturie, respekti dhe dashurie që më jep jo vetëm mua por gjithë familjes, Platorit dhe Babit gjithashtu. Zoti të bekoftë. Vajza jote Tringa.”, thuhet në kartolinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mihrije Braha (@mihrijebraha)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!