Migrantët po testojnë një mënyrë të re për të hyrë ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian (BE). Por, kësaj radhe në ndihmë po u vijnë edhe shërbimet speciale bjelloruse.
Shërbimi kufitar polak vuri në dukje se zona kufitare në anën bjelloruse është një zonë e qasshme vetëm për shërbimet bjelloruse. Polonia ka nisur hetimet rreth rastit dhe do të shtojë numrin e patrullimeve kufitare me Bjellorusinë.