MIE shpall kompaninë fituese për projektin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë

schedule17:13 - 16 Shtator, 2020

schedule 17:13 - 16 Shtator, 2020

Konsorciumi Austriak është shpallur fituese për projektin e ndërtimit të  Tunelit të Llogarasë.

Bashkimi i operatorëve ekonomikë që u shpallën fitues janë iCConsulenten, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA dhe IBE kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni,  SEED Consulting dhe “InfraKonsult” kompani lokale.

Ky bashkim i operatorëve ekonomik, u shpall fitues për për zgjidhjen më të mirë teknike të ofruar, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Ndërkohë në përfundim të afateve ligjore, do të bëhet  edhe hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 10 minuta.

Në garë morëm pjesën 7 kompani teksa u përzgjodhën për fazën finale 2 prej tyre.Kalimi nëpërmjet  tunelit do të jetë me pagesë për automjetet që do ta përshkojnë atë, por pritet të jetë studimi i fiizbilitetit ai që do të përcaktojë tarifën që do të paguajnë qytetarët.

Projekti financohet nga buxheti i shtetit, me ndihmën e institucioneve financiare ndërkombëtare përmes kredive të buta.Të gjithë konkurrentët pjesëmarrës në garë ishin bashkime operatorësh ekonomikë të kryesuara nga kompani të huaja me eksperiencë në fushën e projektimit dhe ndërtimit të tuneleve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!