Microsofti do t’i japë stafit të tij jo-ekzekutiv një bonus në vlerë prej 1,500 dollarësh për punën që ka bërë gjatë pandemisë.
Lajmin e ka dhënë vetë kompania, e cila ka thënë për BBC-në se ky është një akt simbolik i vlerësimit të punës së bërë gjatë një viti sfidues.
“Jemi krenarë të falënderojmë të punësuarit tanë me një dhuratë monetare”, ka thënë një zyrtar i Microsoftit.
Në tremujorin e parë të vitit 2021, fitimet e Microsoftit janë rritur për 38% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Punonjësit e gjigantit të teknologjisë në pozitat më poshtë se zëvendëspresidenti, e të cilët i janë bashkuar Microsoftit jo më vonë se 31 marsi i vitit 2021, do të pranojnë dhuratën monetare. Këtu do të përfshihen edhe punëtorët me punë të pjesshme./abcnews.al