Në përfundim të samitit dyditor të BE-së, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili sapo ka marrë një mandat të dytë ka folur më shumë mbi çështjen e arrestimit të Fredi Belerit, kryetarit të bashkisë Himarë, i cili ndodhet në praburgim, nën akuzat për blerje votash. Mitsotakis deklaroi se pati mundësi që të informojë Brukselin mbi situatën aktuale teksa shtoi se zgjidhja apo moszgjidhja e kësaj ngjarjeje do të ndikojë në qasjen e Greqisë sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE-së.
“Pata rastin të informoj dhe të shpreh indinjatën time që një kryetar i zgjedhur është ende në burg. Beleri ndodhet në burg sipas dispozitave procedurale të dyshimta. Ështëe një goditje ndaj përpjekjes së Shqipërisë për t’u harmonizuar me ligjin dhe traktatet evropiane. Shpresoj se çështja do të zgjidhet shpesht. Zgjidhja ose moszgjidhja e saj do të jetë një element i vlerësimit grek sa i përket çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE“, tha Mitsotakis.
Kryebashkiaku i Himarës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ndodhet në qelitë e paraburgimit të 313 në kryeqytet pasi gjykata vendosi arrest me burg më 22 maj, pas ndalimit të tij./abcnews.al