Mickoski, “godet” shqiptarët/ Kasolli: U prit me ceremoni shtetërore nga Kurti! Xhezairi: Thellon ndasitë e shqiptarëve në RMV

schedule17:22 - 18 Nëntor, 2024

schedule 17:22 - 18 Nëntor, 2024

Me nderimet më të larta shtetërore, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Kjo ka sjellë edhe reagime të shumta, duke kritikuar veprimet e kryeministrit Kurti.

“Kryeministri Kurti dëshmoi një indiferencë sot në raport me këtë shqetësim të adresuar. Efekti dhe rezultatet që do të prodhojë mbetet të shihet. Por kryeministri thotë se më këtë veprim nuk rrezikohet gjuha shqipe, por duhet të kujtojmë se VMRO DPMNE ka deklaratat e saj në fushatë ka thënë se shqiptarët kanë përfituar të drejta më të mëdha, ndërsa kjo parti kur ishte në opozitë një ligj të tillë nuk e kishte votuar”, tha Kasolli.

Nga ana e tij analisti në Shkup Seladin Xhezairi theksoi se me qëndrimet e tij kryeministri Albin Kurti  me qëndrimet e tij ka thelluar ndasitë mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Më tej shtoi se muajt e fundit ka një tkurrje të përdorimit të gjuhës shqipe.

“Duke qenë se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, Kurti ia doli të përçajë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Do të ishte më mirë që zoti Kurti pasi përmendi 4 %e  serbëve në Kosovë dhe përdorimin zyrtar të serbishtes në të gjithë territorin e Kosovës, të ndalej me kaq. Kanë qenë eksponentë të ndryshëm të partisë së shqiptarëve këtu që kanë reaguar duke nxjerrë ligjin, lidhur me gjuhën shqipe. Kurti hyri në interpretime të ligjeve në Maqedoninë e Veriut duke thelluar edhe zemëratën edhe ndasinë mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, tha ndër të tjera Seladin Xhezairi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!