Micin e “blindon” Prishtina, tani te Partizani i del emri Enis Gavazajt

schedule22:18 - 3 Qershor, 2021

schedule 22:18 - 3 Qershor, 2021

Prishtina ka nxituar të zyrtarizojë rinovimin me Gledi Micin, sapo në vendin tonë nisën të qarkullojnë fjalët e para se Partizani e ka vënë në shënjestër.

Mbrojtësi i krahut të majtë, pasi doli kampion me Shkëndijën e Tetovës, zgjodhi të luajë në Kosovë dhe fitoi një tjetër titull, çka e ka bindur që të mbetet pjesë e bardhekaltërve.

Së fundmi me Partizanin lidhin një tjetër lojtar, të cilin Prishtina e ka lënë të lirë. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Enis Gavazaj.

Trajneri Ilir Daja e njeh, pasi e ka pasur nën urdhra te Skënderbeut. Gjithsesi Gavazaj nuk është më i mëparshmi. Me Kukësin, pastaj edhe te Prishtina, nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe tani pret një rinisje të re. /abcnews.al