Barack Obama dhe Michelle Obama kanë realizuar një bisedë publike për të gjithë ndjekësit e tyre. Ka qenë Michelle që ka ftuar ish-presidentin në episodin e parë të ‘Michelle Obama Podcast’, ku ndër të tjera ajo i ka bërë disa pyetje vërtetë interesante.
Në një moment çifti diskutuan se çfarë i bëri të dashuroheshin me njëri-tjetrin, ku nuk munguan as batutat.
“Një nga arsyet që u dashurova me ty është sepse ti udhëhiqesh nga parimi se ne jemi përgjegjës të vëllezërve dhe motrave tona. Dhe unë kështu u rrita. Mund të them se familja, lagjja ime, nocionet e komunitetit ku u rrita, formuan pikëpamjet dhe zgjedhjet që unë bëra në jetë dhe ndjeja se e njëjta gjë kishte ndodhur dhe me ty”, tha Michelle.
Ndërsa Barack, i cili njihet për batuat e tij, shtoi duke qeshur: “Nuk qenka vetëm pamja ime e jashtme. Në rregull, s’ka problem”.
Edhe më parë ata kanë folur për fillimin e marrëdhënies së tyre, nga i cili është frymëzuar dhe filmi “Southside with you”, i cili pati shumë impakt te publiku./abcnews.al