Michelle Yeoh u martua pas 6992 ditësh fejesë. Aktorja fituese e Oskarit dhe ish-CEO i Ferrarit, Jean Todt, hodhi hapin e madh në një ceremoni të vogël në Gjenevë, 19 vjet pasi i propozuan.
“Ne u takuam në Shangai më 4 qershor 2004,” thuhej në ftesën, e cila u postua në IG nga ish-piloti i F1, Felipe Massa.
“Më 26 korrik 2004, ZT i propozoi MG-së dhe ajo tha PO. Sot, pas 6992 ditësh, më 27 korrik 2023 në Gjenevë, së bashku me të dashur të afërm dhe miq, do ta festojmë me gëzim këtë moment të veçantë”.
Massa postoi gjithashtu një seri fotosh të tij dhe të çiftit, në një, ne i shohim nga dita e Oskarit, kur Michelle Yeoh fitoi aktoren më të mirë për interpretimin e saj në ‘Gjithçka, Kudo, Gjithçka përnjëherë’.
View this post on Instagram
/abcnews.al