Michelle Obama, personaliteti më popullor në SHBA

schedule14:59 - 29 Dhjetor, 2018

schedule 14:59 - 29 Dhjetor, 2018

Mishel Obama konsiderohet nga pjesa më e madhe e amerikanëve si e vetmja që mund të fitojnë ndaj Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të 2020-s. Ndërsa ish sekretarja amerikane Hillary Clinton renditet e treta së bashku me zonjën e parë Melania Tramp.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ëndërrojnë ende për periudhën Obama. Michelle i ka marrë Hillary Clinton-it titullin e personalitetit më popullor dhe më të dashur nga amerikanët për herë të parë në 17 vjet. Për ish-sekretaren amerikane të Shtetit bëhet fjalë për një goditje të rëndë: nuk është më e para në klasifikim, por e treta në të njëjëtin nivel me zonjën e parë Melania Trump.

Ndërsa Barack Obama nga ana e tij konfirmohet për të 11-n vit rradhazi si më i admiruari duke lënë Donald Trump në vend të dytë. Në vend të tretë është ish-presidenti i ndjerë George Bush dhe në vendin e katërt Papa Francesku. Sondazhi i Gallup është surpriza e radhës për një vit më se pozitiv për Michelle, e cila javët e fundit ka qenë në një turne për promovimin e librit të saj të parë autobiogarfik ‘Becoming’, tashmë një best seller.

Pavarësisht gafës më  të fundit në stilin e veshjes, me fustanin e verdhë të shoqëruar me cizme prej 4 mijë dollarësh, Mishel dominon skenën publike amerikane duke shtuar dhe më shumë zërat për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet presidenciale të 2020-s. Ish-Zonja e Parë konsiderohet si e vetmja që mund të fitojë ndaj Trump. Në klasifikimin e femrave më popullore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, mbretëresha Elizabet dhe gjykatësja Ruth Ginsburg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!