Ish-Zonja e parë e SHBA, Michelle Obama mbajti fjalimin e saj në Konventën e Partisë Demokartike, të parën virtuale në historinë e kësaj parite.
Zonja Obama nuk kurseu kritikat e saj për presidentin Donald Trump, duke e cilësuar atë si të gabuarin për Amerikën. Obama u bëri thirrje amerikanëve që të votojnë Joe Biden.
“Më lejoni të jem e sinqertë. Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë. Jetojmë në një vend thellësisht të përçarë dhe unë jam një grua me ngjyrë që flas në konventën demokrate. Por shumë prej jush më njohin dhe e dinë se them atë që ndjej. E dini se e urrej politikën, por dua vendin tim. E dini se sa shumë shqetësohem për fëmijët tanë. Nëse mendoni se gjërat nuk mund të shkojnë me keq se kaq, gaboheni… Duhet t’i japim fund kaosit, të votojmë për Joe Biden sikur jeta jonë të varej nga kjo”, tha Michelle Obama gjatë fjalimit të saj. /abcnews.al