Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Charles Michel, tha të premten, Rusia po përdor ushqimin si armë dhe po “dëmton më të cenuarit”.
“Rusia duhet të lejojë anijet në Detin e Zi. BE-ja po ofron rrugë alternative të eksportit përmes korsive tona të solidaritetit”, tha Michel në një postim në X, i njohur më parë si Twitter.
Michel e përshkroi tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit si “skandaloze”.
“Mbi 250 milionë njerëz po përballen me pasiguri akute ushqimore në mbarë botën dhe duke sulmuar qëllimisht portet e Ukrainës, Kremlini po i privon ata nga ushqimi për të cilin kanë nevojë dëshpërimisht”, tha ai.
Ai shtoi se BE-ja deri më tani ka dorëzuar 41 milionë tonë metrikë grurë.
/abcnews.al