Michel: Humbja e Ukrainës do të rrezikonte vlerat europiane

schedule14:27 - 22 Shkurt, 2024

schedule 14:27 - 22 Shkurt, 2024

Humbja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë do të kërcënonte vlerat europiane dhe për këtë arsye nuk ka alternative tjetër veçse mbështetja e vazhdueshme për Kievin, tha Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, përpara dyvjetorit të luftë në Ukrainë.

“Askush nuk mund të parashikojë se si do të jetë situata e brendshme në Rusi, por është e qartë se nëse Ukraina humbet këtë luftë, do të jetë një rrezik i madh për vlerat tona”, tha Michel.

Ai theksoi se humbja e Ukrainës nuk mund të jetë një opsion.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!