Michel dhe Von der Leyen urojnë Melonin: Le të punojmë së bashku për të mirën e Italisë dhe BE-së

schedule11:57 - 22 Tetor, 2022

schedule 11:57 - 22 Tetor, 2022

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kanë uruar Giorgia Meloni për marrjen e detyrës si kryeministre e re e Italisë.

“Urime Giorgia Meloni për detyrën e re si kryeministrja e parë femër e Italisë. Le të punojmë së bashku për të mirën e Italisë dhe BE-së,”  tha Charles Michel në një mesazh në Twitter.

Nga ana tjetër edhe Ursula von der Leyen ka uruar Meloni  në një mesazh në Twitter.

“Urime Giorgia Meloni për emërimin si kryeministrja e parë grua e Italisë. Pres me padurim bashkëpunim konstruktiv me qeverinë e re për sfidat me të cilat po përballemi së bashku”, tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!