Michael Ngoo drejt rikthimit në Superiore, Covid-19 te Partizani

schedule08:11 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 08:11 - 1 Dhjetor, 2020

COVID-19 dhe Michael Ngoo zbarkojnë në kryeqytetet. Në ekipin e Partizanit është konfirmuar një i prekur tjetër me virusin famëkeq. E përditshmja sportive “Panorama Sport” është hapur ditën e sotme me lajmin se sulmuesi Brian Brown është i infektuar.

Futbollisti nga Xhamajka mungon prej ditësh në stërvitje dhe shkak është pikërisht infektimi me COVID-19. Në të shkuarën te Partizani kanë qenë pozitivë edhe Esat Mala, Erald Çinari, Kristi Kote, Besnik Ferati dhe Deian Boldor, ky i fundit i larguar nga të kuqtë.

Zhvillimet e tjera kanë të bëjnë edhe me merkaton dhe gjithçka lidhet me Michael Ngoo. Sulmuesi anglez, sipas gazetës së cituar më lart, pritet të vijë në Tiranë dhe të bisedojë me kampionët në fuqi për nënshkrimin e një kontrate të re.

Në uebin zyrtar të Tiranës foto e Michael Ngoo është krah fotove të lojtarëve të tjetër të skuadrës, çka është edhe një treguar se në kampin bardheblu prej kohësh po mendojnë ta kenë në skuadër sulmuesin edhe për sezonin aktual.

Ngoo është lojtar i lirë, por ende nuk është shlyer për sezonin e shkuar. Paga të pamarra dhe premio janë në mes dhe pa u shlyer anglezi nuk ka ndërmend të nënshkruajë për rikthimin te 25 herë kampionat e vendit. /abcnews.al

 

Foto e Ngoo ne uebin zyrtar te Tiranes

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!