Michael B. Jordan shpallet mashkulli më seksi për vitin 2020

schedule15:27 - 18 Nëntor, 2020

schedule 15:27 - 18 Nëntor, 2020

Michael B. Jordan është shpallur nga revista “People” si mashkulli më seksi për vitin 2020. Lajmi u bë me dije në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”. Duke folur për këtë vlerësim, aktori tha: “Është një ndjenjë e veçantë. Të gjithë bënin shaka, duke më thënë ‘Mike, kjo është diçka që me siguri ti nuk do e marrësh kurrë’. Por është një grup i mirë për t’u bërë pjesë e tij”.

Kur gjyshja ime ishte gjallë, ajo i koleksiononte revistat e People dhe më pas natyrisht që mami dhe tezet e mia e lexonin shumë. Dhe padyshim që këtë kopertinë do e vendosin në një vend të veçantë”, shtoi më tej Jordan. Jordan gjithashtu është përfshirë kohët e fundit në listën e 100 njerëzve më me ndikim të vitit 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!