Mianmari rikthen dënimin me vdekje, ushtria ekzekuton 4 aktivistë

schedule07:36 - 25 Korrik, 2022

schedule 07:36 - 25 Korrik, 2022

Mianmari ka rikthyer dënimin kapital. Katër aktivistë të demokracisë janë ekzekutuar nga ushtria e vendit në atë që besohet të jetë përdorimi i parë i dënimit me vdekje në dekada, raporton BBC.

Ish-ligjvënësi Phyo Zeya Thaw, shkrimtari dhe aktivisti Ko Jimmy, Hla Myo Aung dhe Aung Thura Zaw u akuzuan për kryerjen e “akteve terroriste”. Ekzekutimet, vijnë në vazhdën e një grusht shteti ushtarak të vitit 2021.

Junta përmbysi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të udhëhequr nga Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e Aung San Suu Kyi-t në shkurt të vitit të kaluar, duke shkaktuar protesta të mëdha të cilat u shtypën me shpejtësi.

Qeveria në hije e Unitetit Kombëtar të Mianmarit (NUG), e cila u formua në kundërshtim me grushtin e shtetit, dënoi vrasjet, duke thënë se ato ishin “jashtëzakonisht të tronditur dhe të pikëlluar”.

Media shtetërore e lajmeve, Global Neës Light of Myanmar, tha se katër personat u ekzekutuan pasi “kishin dhënë direktiva, bënin marrëveshje dhe kryen komplote për akte terroriste brutale dhe çnjerëzore”.

Ata ishin akuzuar sipas ligjeve kundër terrorizmit, por nuk tha se kur dhe si u ekzekutuan. Ekzekutimet janë të parat që nga viti 1988, sipas Kombeve të Bashkuara. Ekzekutimet e mëparshme në Mianmar kanë qenë me varje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!