“Mi ka shpëtuar Zoti”, babai i 42-vjeçarit që iu bë atentat: Në makinë ishin dy djemtë. S’i kemi rënë askujt në qafë

schedule10:24 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 10:24 - 14 Dhjetor, 2023

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në zonën e Don Boskos në Tiranë, këtë të enjte. Makina e 42-vjeçari Rudolf Zefi me të cilën po lëvizte u qëllua me armë zjarri nga një person që lëvizte në këmbë.

Ndërkohë babai i 42-vjeçarit ka thënë për gazetarin Ervin Leka se nuk kanë pasur asnjë problem.

“Nuk i kemi rënë askujt në qafë. Nuk e di përse na ka ardhur”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka treguar se në automjet kanë qenë dy djemtë e tij, dhe jo vetëm 42-vjeçari siç edhe u raportuar fillimisht. Në makina janë evidentuar katër plumba në xham.

“Mi ka shpëtuar zoti”, ka thënë ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!