“Mezi qetësova familjen, edhe mjekët u habitën si u çava ashtu”, rrëfehet Cara

schedule09:38 - 20 Shtator, 2022

schedule 09:38 - 20 Shtator, 2022

Tedi Cara shënoi golin e parë të Partizanit kundër Kukësit, por nuk festoi dot gjatë pasi u godit me një shishe në kokë dhe menjëherë i duhet të merrte ndihmë mjekësore.

Kavajasi u dërgua në spital, ndërkohë që në intervistën e dhënë në “Panorama Sport” thotë se “mezi e qetësoi familjen e tij” pas asaj që i ndodhi në “Kukës Arena”.

Ai ka dhënë edhe detaje të tjera të dëmtimit të marrë: “Kam shtatë të qepura gjithsej në tri pjesë të ndryshme. Te vetulla, poshtë syrit dhe në faqe, afër pjesës së buzës. E çara është shumë afër syrit, për pak mund të kapte edhe syrin. Fatmirësisht shpëtoi.

Mesa arrita të dalloj dhe mesa më thanë edhe shokët, ishte një shishe plastike uji, e mbushur me akull. Prandaj edhe të çarat ishin në këtë masë. Mjekët në atë moment u habitën”. / abcnews.al