Kantautori Flori Mumajesi është shumë diskret përsa i përket postimeve në rrjetet sociale.
Mirëpo me lëvizjen e fundit që ka bërë, ai ka zbuluar surprizën e radhës për fansat.
Flori ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga studio muzikore, ku shihet pranë mikrofonit. Me këtë veprim, ai ka lënë të kuptohet se kënga e tij e re vjen shumë shpejt.
Flori nuk ka zbuluar shumë detaje, por kaq ka mjaftuar që fansat të jenë edhe më shumë entuziatë.
Tashmë, mbetet për t’u parë, se çfarë këngëtari ka rezervuar për publikun e zjarrtë./abcnews.al