Këngëtarja e njohur, Billie Eilish, e ka bërë të ditur lajmin që gjatë ditës së sotme do të lancohet kënga e saj e re, “Lost Cause”, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.
Përmes rrjeteve sociale, ylli i muzikës pop i ka paralajmëruar fansat se projekti i saj i fundit, që është pjesë e albumit të dytë “Happier Than Ever”, i cili pritet të lancohet së shpejti, do të publikohet në pasditen e së mërkurës.
Billie Eilish – “Lost Cause”
The new song and music video from the forthcoming album “Happier Than Ever” are out tomorrow at 9am PT.“Happier Than Ever” is out July 30. https://t.co/SrqlceteE4 pic.twitter.com/xOeYT9JYbr
— billie eilish (@billieeilish) June 1, 2021
Ky lajm vjen pak ditë pasi Billie dhe vëllai i saj producent, Finneas, paralajmëruan publikimin e një kënge të re nga ky album.
“Lost Cause”e shënon projektin e katërt muzikor, të cilin Eilish e ka ndarë nga albumi “Happier Than Ever”, pak para lancimit të tij më 30 korrik. Tri këngët e tjera ishin: “My Future”, “Therefore I Am” dhe “Your Power”./abcnews.al