Mexhiti: Do ta votoj qeverinë e re, ka bekimin e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian

schedule12:52 - 25 Gusht, 2020

schedule 12:52 - 25 Gusht, 2020

Deputeti Izet Mexhiti është shprehur ditën e sotme, sa i përket formimit të qeverisë së re, se Bashkimi Demokratik për Integrim është një parti me traditë ku kultivohet debati.

Megjithatë, sipas tij, fjala e fundit i takon liderit të partisë, Ali Ahmetit.

Mexhiti konfirmoi se do të japë sërish kontributin e tij për një qeveri që ka bekimin e partnerëve si SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Për deputetin e BDI-së është vlerë demokratike “që të luftosh deri në fund për qëndrimet e tua por, shtoi ai, më tej mbisundojnë qëndrimet e shumicës kur të sillen dhe duhet të respektohen.

Po ashtu, Mexhiti deklaroi se do ta votojë qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut. /abcnews.al/