Mevlut Çavusoglu: Greqia e di se çfarë do të thotë të mos pajtohesh me Turqinë

schedule09:52 - 2 Nëntor, 2022

schedule 09:52 - 2 Nëntor, 2022

Mediat greke raportojnë sot për një “sulm” të ri ndaj Greqisë, kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias nga ana e homologut të tij turk Mevlut Çavusoglu, pak orë pas incidentit me skafin turk në Samos.

“Mitsotakis premtoi të fokusohej në agjendën pozitive, por ai nuk e mbajti këtë premtim,” tha fillimisht Cavusoglu , duke folur në një aktivitet mbi politikën e jashtme të Turqisë në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Akuzat se Greqia po përgatitet të sulmojë Turqinë nënkuptojnë se Athina ka humbur mendjen, shtoi sipas Anadolu, ministri i Jashtëm turk, i cili me tone kërcënuese tha se “Athina e di mirë se çfarë do të thotë të mos pajtohesh me Ankaranë”.

“Ne nuk e pranojmë përpjekjen që është bërë dhe na ka bllokuar në brigjet tona”, shtoi ministri i Jashtëm turk.

Siç raportojnë mediat turke, Mevlüt Çavuşoğlu iu referua edhe pamjeve me emigrantët në Egje dhe Evros dhe argumentoi se “Greqia u përpoq të na diskreditonte me foto dhe dokumente false. Ne iu përgjigjëm me dokumente”.

Retorikën e ministrit të Jashtëm turk, mediat greke e kanë cilësuar si nxitëse ndërsa shtojnë se “nuk mund të mungonin pretendimet e pabaza për mbylljen e xhamive dhe institucioneve nga Greqia.”

Lidhur me çështjen e hapësirës ajrore, Mevlut Çavusoglu tha se “është jashtë ligjit ndërkombëtar (përfshirë atë që Greqia mbështet për të drejtën e zgjerimit të saj)”.

“Greqia nuk është e sinqertë dhe e ndershme për çështjet e Egjeut dhe Mesdheut lindor”, shtoi Tsavousoglou, duke akuzuar vendin se është përgjegjës për bllokimin e drejtësisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!