Metsola për Qatargate: U përballëm me skandalin më të madh ndër vite

schedule10:39 - 7 Shtator, 2023

schedule 10:39 - 7 Shtator, 2023

Roberta Metsola u shpreh optimiste se Parlamenti Europian do të kthejë faqen dhe do të përfundojë reformat e kërkuara për të mos u përballur sërish me skandale si Katargate.

“Unë jam optimiste por ndryshimet janë gjithmonë të vështira. Ka pasur nëntë muaj punë intensive politike.

Mund të themi se jemi marrë me atë që është skandali më i madh ndër vite dhe shpresoj ta kthejmë faqen,” theksoi presidentja e PE Roberta Metsola. Në lidhje me vitin 2030 , që u përmend nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel , për zgjerimin e unionit,  Metsola tha:

“Unë do të thosha, si duhet të përshtatet tregu ynë i brendshëm me ardhjen e dhjetëra milionë qytetarëve?

Si do të ndikohet lëvizja jonë e lirë nga një ndryshim i madh në kufijtë tanë të jashtëm? Dhe më pas, për një sërë politikash, si ta menaxhojmë faktin që disa vende ndoshta do të bëhen kontribues neto kur ato janë, deri tani, marrës neto?

Ne duhet të veprojmë, si një kontinent i fortë: Ne kemi gjetur forcën dhe dëshirën për të qëndruar të bashkuar, të paprecedentë në historinë tonë, fillimisht me pandeminë, më pas Brexit-in dhe më pas luftën.

Sot ka më pak vende që flasin për tu larguar sesa pesë vjet më parë”, shtoi ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!