Metoda e veçantë për të lyer vezët e Pashkëve

schedule11:52 - 8 Prill, 2023

schedule 11:52 - 8 Prill, 2023

Nëse ende nuk e dini se cilën teknikë të përdorni për të lyer vezët e Pashkëve, kjo metodë do t’ju ndihmojë plotësisht. Bëhet fjalë për punën me sodë buke.

Në vetëm disa hapa mund të bëni vezë të mrekullueshme të Pashkëve dhe të gjitha pa shumë përpjekje.

Përbërësit:

  • Rreth 10 vezë të ziera
  • ngjyra sipas dëshirës
  • ujë të ngrohtë
  • katër lugë sodë buke për secilën ngjyrë
  • katër lugë çaji për vezë
  • uthull
  • vaj

Përgatitja:

Në çdo enë hidhni katër lugë sodë buke dhe përziejeni me pak ujë, në mënyrë që të merrni një pastë të trashë. Vendosni bojën në një tas dhe derdhni ujë të vakët mbi të. Lërini të qëndrojnë pak dhe gjatë kësaj kohe ndani sodën e bukës në enë ose gota të veçanta, në të cilat më pas do të shtoni ngjyrat. Ziejini vezët dhe thajini, më pas vendosini në një mbajtëse. Hidhni një lugë me ngjyrë të ndryshme mbi secilën vezë (kombinoni sipas dëshirës), më pas hidhni një lugë uthull. Lërini për rreth 15 minuta, më pas hiqni vezët nga boja dhe fshijini butësisht me një peshqir./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!