Metoda e çuditshme e Conte-s, mbylli lojtarët në dhomë

schedule23:15 - 28 Mars, 2023

schedule 23:15 - 28 Mars, 2023

Pasi Antonio Conte u shkarkua nga Tottenham, lajme të pista dalëngadalë po dalin nga dhoma e zhveshjes së klubit nga Londra.

“Corriere dello Sport” zbulon disa nga metodat e punës të Contes kur ishte ende trajner i skuadrës.

Në momentet e krizës së rezultateve, Conte vendosi të mbledhë lojtarët e tij dhe t’u kujtojë përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre, por edhe të bisedojë me ta.

“Corriere dello Sport” shkruan se këtë e ka bërë duke i çuar në dhomën e zhveshjes dhe duke mbyllur derën. Ai u kërkoi lojtarëve të gjejnë një përgjigje për pyetjen se pse luajnë keq.

Në bisedën që pasoi, lojtarët e Tottenhamit i kërkuan një përgjigje Contes se pse nuk luajnë më në sulm. Ata pretenduan se idetë e tij po i pengonin. /G.D abcnews.al/

Burimi: Avaz