Metës i vdes shoku i ngushtë: Jam i tronditur

schedule17:48 - 24 Nëntor, 2020

schedule 17:48 - 24 Nëntor, 2020

Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook i pikëlluar shkruan se një nga shokët dhe miqtë e tij në momentet më të vështira është ndarë nga jeta. Kreu i shtetit tregon historinë e shokut të tij nga rritja me vuajtje dhe deri te hyrja në ambasadën gjermane në korrik të vitit ’90.

Ndarja nga jeta e Arjan Kuçit, shokut dhe mikut tim të mrekullueshëm në momentet më të vështira, është një lajm shokues dhe tronditës. Edhe pse i mbetur jetim adoleshent, Arjani nuk u dorëzua, por i doli për Zot familjes së Tij, duke hyrë në Ambasadën Gjermane në korrik të vitit ’90, me shpresën për ta shpëtuar nga varfëria, duke bërë edhe shumë sakrifica, veçanërisht për motrën e vëllain më të vogël, për t’u shndërruar në model frymëzues, force e virtytesh edhe për ne miqtë e Tij. Arjani mbeti gjithmonë një shok i mrekullueshëm për të gjithë ne dhe një familjar i jashtëzakonshëm e patriot. Jam pranë familjes së dashur Kuçi në këto momente tepër të vështira, të gjithë të afërmve dhe miqve të tyre. I përjetshëm kujtimi dhe guximi i Tij!” shkruan Meta./ db/Abcnews.al