I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, meteorologu Hakil Osmani ka folur për ndryshimet e motit që do të na shoqërojnë gjatë kësaj jave.
Moti sot do të jetë me vranësira dhe kthellime që pritet që të sjellë reshje shiu, një situatë që do të na shoqërojë deri të dielën me reshje dhe kthjellime të herëpashershme.
“Shirat do të na shoqërojnë gjatë këtyre ditëve me itensitet të ulët, e premtja do të ketë një përmirësim të dukshëm ndërsa e shtuna kthehet sërish me reshje, për të lënë sërish vendin kthjellimeve të dielën. Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta me një ulje të lehtë të mërkurën dhe të enjtën me 2-3 gradë celsius, për tu rritur sërish të premten. Ka hyrë pranvera”, tha Osmani.
Ndër të tjera ai ka theksuar se pasditja e kësaj të hëne do të jetë në prani të vranësirave dhe larg reshjeve. /abcnews.al