Meteorologu Hakil Osmani, i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin ka folur për kushtet e motit. Fillimisht ai u ndal tek temperaturat e pazakonta që kanë karakterizuar muajin Shkurt.
“Vlerat maksimale do të shënojnë deri në 17 gradë, në Ultësirën Perëndimore. Nuk është normale që këto temperatura të jenë prezente. Janë episode, por përgjatë muajit Shkurt kemi pasur vlera 2-3 gradë më të larta se vlerat normale, sepse normalisht duhet të shënonin në 12-13 gradë dhe momentalisht jemi në vlerat që shënojnë 18-19 gradë. Që nga vitet 200 kemi patur shpeshherë prezencë të temperaturave të tilla në dimër, duke bërë që të kemi vlera shumë më të larta. Nga 2015 e në vijim kemi patur prezencë më të dukshme të këtyre vlerave termike, duke bërë që të kemi një dimër shumë të butë”, u shpreh Osmani.
Më tej meteorologu shpjegoi se si do të jetë moti gjatë kësaj jave, ku theksoi se të mërkurën do të rikthehen reshjet.
“Java do jetë kryesisht e qëndrueshme deri ditën e mërkurë. Që sjell shtim të vranësirave duke bërë që te kemi edhe prezencë të reshjeve të shiut. Në zonat malore pritet që të kemi prezencë të pakët të reshjeve të dëborës.
Duke qenë se edhe dita e enjte sjell reshje gjatë mëngjesit, presim një rënie termike gjatë ditës së premte, kryesisht gjatë mëngjeseve duke bërë që zonat malore të zbresin. Por pas të premtes dhe fundjavës kemi sërish mot të kthjellët”, tha ai.
/abcnews.al

