Meteorologia tregon se si do të jetë moti gjatë javës: Ja kur pritet të rriten temperaturat

schedule09:22 - 29 Janar, 2024

schedule 09:22 - 29 Janar, 2024

Moti i qëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë gjithë javës. Meteorologia Lajda Porja thotë se pasditet do të sjellin vranësira kalimtare por nuk parashikohen reshje shiu. Sa i përket temperaturave, ulje do të ketë në orët e para të mëngjesit por duke nisur nga e enjta parashikohet rritje e ndjeshme e tyre.

“Kjo javë do të paraqitet nën ndikimin e masave të qëndrueshme, duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent pothuajse në të gjithë territorin përgjatë gjithë paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta dhe kalimtare, edhe pse më të fokusuara do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore. Nuk pritet që të ketë reshje. Përsa i përket tablosë termike, pjesa e parë e javës deri të mërkurën, mëngjeset janë të ftohta, ku temperature më e ulët do të shënohet në Ersekë -5, në Peshkopi -4 dhe maksimalet në zonat bregdetare duke filluar deri në 14 gradë. Duke filluar nga e enjtja do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave, ku zonat malore do të regjistrojnë 0 apo -1 ndërkohë që maksimalet do të ngjiten deri në 17 apo 18 gradë.”, theksoi ajo.

Ndërkohë, sa i përket rajonit, Porja shtoi:

“Kosova, Maqedonia e Veriut ndodhen nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet janë prezente por I ftohti është dominant. Temperatura -7 gradë regjistron Kosova sidomos në pjesën e parë të javës ndërkohë që deri në -7 parasdhikohet në Maqedoninë e Veriut. Parashikohet që pas të enjtes të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave edhe për vendit e rajonit. Miminalet në Kosovë do shënojnë -3 gradë dhe maksimalet deri në 12 ndërsa në Maqedoni -2 gradë dhe temperatura deri në 13 gradë.”, u shpreh meteorologia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!