Operacioni “Metamorfoza”, Gjykata e Apelit të Posaçme do të vendosë më 29 gusht, për kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, oficerit të policisë Oltion Bistri dhe personave të tjerë të arrestuar që kërkojnë ndryshimin e masës se arrestit në burg.
Ata kundërshtojnë mënyrën proceduriale të mbërritjes së provave që përfshijnë mesazhet e përgjuara në aplikacionet SKY ECC dhe Encro Chat të zbërthyera nga autoritetet franceze.
Në orën 10:00 të 29 gushtit gjyqtarja e Apelit Saida Dollani do të vendos rreth kërkesave të të arrestuarve që kërkojnë ndryshim mase të sigurisë./abcnews.al