TIRANË- Pesë prej të pandehurave të dosjes Metamorfoza, kanë kërkuar në Gjykatën e Posaçme veçimin e çështjes për secilin prej tyre dhe Gjykim të Shkurtuar. Kërkesat e koordinuara të avokatëve të tyre u bënë gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Posaçme të enjten.
Konkretisht, avokati Arben Nela, përfaqësues i ish-prokurorit Xhevahir Lita, kërkoi gjykim të shkurtuar dhe ndarje të çështjes ndaj klientit të tij, duke theksuar se hetimi ndaj Litës ka përfunduar.
Gjykim të shkurtuar dhe ndarje nga dosja kryesore kërkuan edhe avokatët e Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilalit, Oltion Bistrit dhe Behar Bajrit, të cilët theksuan se nuk kanë kërkesa për marrje provash apo pavlefshmëri të akteve.
Të vetmit që nuk bënë kërkesë për gjykim të shkurtuar ishin Pëllumb Gjoka dhe shoferi i tij Edmond Preka.
Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme përfaqësuar nga prokurori Arben Kraja, kundërshtoi kërkesat për ndarjen e çështjes, duke argumentuar se kjo mund të ndikojë negativisht në shqyrtimin e përgjithshëm të dosjes.
Ndërsa për sa I përket mesazheve në SKY ECC, Kraja tha se përvec këtyre bisedave ka edhe fakte të tjera që provojnë veprat penale.
Gjendur në këtë situatë togat e zeza të Gjykatës së Posaçme, vendosi të marrë kohë për të shqyrtuar kërkesat duke shtyrë seancën për datën 23 prill 2025. /abcnews.al

