Për të sqaruar keqkuptimet për një debat të mundshëm mes Ylljet Aliçkës dhe Mustafa Nanos të publikuar në media për librin e tij më të fundit “Metamorfoza e një kryeqyteti”,shkrimtari ishte i ftuar në studion e Provokacijas.
Aliçka sqaroi se “Metamorfoza e një kryeqyteti” është një roman, fabula e të cilit është për të parë evolucionin e qytetarëve të Tiranës nga diktatura, i ndërtuar mes fiction e reales.
“Çdo shkrimtar ka raportin me fiction e reales, ka shumë rëndësi simbolika e ngjarjes e individualizimi i personazheve, ngjarja, përjertimi, ngjarja si dukuri”.
Por ku qëndron kundërshtia me monologun e Mustafa Nanos?
Nano: Shtypi thoshte që Enver Hoxha ka dashur të flejë me në vajzë Sabiha Kasimatin, ajo i tha jo dhe Enver Hoxha dhe njerëz të tjerë e dënuan me vdekje dhe përfundoi e varrosur për së gjalli, këtë thoshte shtypi referuar Ylljet Aliçkës.
Aliçka: Si çdo i ri edhe Enver Hoxha ra në dashuri, për mua ngjarja është prekëse, domethënëse. Një grua që u varros për së gjalli dhe kjo është e vërtetë. Ajo u dënua pasi u hodh bomba në ambasadën sovjetike.
Ju thoni në monologun tuaj thoni që nuk rri një qenie njerëzore 5 ditë i gjallë nën tokë dhe të ulërasë, sikur ehd enjë shekull të jetë zëri i saj dëgjohet, simbolika kjo ëhstë , por 24 orë. Dëshmiratët thonë që e kanë dëgjuar po se për 24 orë apo 5 netë kjo diskutohet.
Mesazhi që përcjell Aliçka në këtë roman është që fitimtarët janë gjithmonë fitimtarë dhe veçoritë e konvertimit të bindjeve politike e ideologjike.
“Ajo që kam dashur të them është sa mbeten nga gjurmët dhe si është vetëgënjyer shoqëria shqiptare për të mbrojtur interesat private që mbetetn gjithmonë fititamtarë. Perceptimi që fitimtarët janë gjithmonë fitimtarë dhe si ka evoluar bindja ideologjike e politike. Jam përpjekur të gjej veçoritë e këtij evoluimi”. /abcnews.al