Meta: Zgjatja e vettingut, kosto e rëndë

schedule22:29 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 22:29 - 2 Dhjetor, 2021

Zgjatja e procesit të vettingut për presidentin Ilir Meta krijon kosto të rëndë. I ftuar në “Log” në Abc Meta tha se Komisioni i Venecias ka sugjeruar që procesi të jetë i shpejtë sepse krijon pasiguri.

Nëse opozita dëshiron që ta votojë zgjatjen e vettingut, Meta tha se duhet ta bëjë hapur dhe të mos fshihet pas “Venecias”.

Venecia mund të thotë zgjateni 500 vjet ca problemi kemi ne si Venecia… Në Variantin e parë  Venecia kishte 2 paragrafë shumë të rëndë për vetingun, përsëri në variantin e fundit ka qenë mjaft kritike që të ndërhyhet shpejt dhe kjo çështje të mos zvarritet.

Venecia për vetingun ka thënë të jetë i përkohshëm dhe të bëhet shpejt sepse krijon pasiguri në sistem. Nëse opozita do ta votojë të dalë hapur. Zgjatja e këtij procesi për Shqipërinë është kosto e rëndë sepse mban të pasigurtë gjyqtarët prokurorët nën presionin e politikës”, tha Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!