Meta: Votimi për referendum, vendimi i duhur dhe i përgjegjshëm

schedule14:18 - 30 Shtator, 2018

schedule 14:18 - 30 Shtator, 2018

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, ka deklaruar përmes një statusi në rrjeti social facebook se pjesmarrja sa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë, të thirrur për të vendosur për të ardhmen e tyre në këtë ditë historike, sipas tij, është mundësia për të treguar përkatësinë euro-atlantike të vendit.

Vota qartësisht PRO këtij referendumi, shkruan Meta, që do të vendosi fatin e emrit të Maqedonisë duke ndikuar drejtpërdrejt në integrimin e shtetit në organizatat ndërkombëtare NATO dhe BE, për presidentin shqiptar është mundësi historike jo vetëm e shqiptarëve të Maqedonisë, por gjithë popullsisë për të vendosur të ardhmen e tyre.

Përmes një postimi në Twitter ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, sipas të cilit, shqiptarët e Maqedonisë duhet të kuptojnë peshën e përgjegjësisë që kanë sot përtej çdo bindje politike, për të votuar për të ardhmen e fëmijëve të tyre./abcnews.al