Meta vijon shpërndarjen e dekoratave, i jep titullin e lartë ambasadores franceze

schedule20:23 - 22 Shtator, 2020

schedule 20:23 - 22 Shtator, 2020

Kreu i shtetit Ilir Meta në një ceremoni të organizuar në Presidencë i ka dhënë titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” ambasadores franceze në Tiranë, Christina Vasak. Meta thotë se Shqipëria i është mirënjohëse France për të gjithë mbështetjen e dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit

“Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e rëndësishëm diplomatik të dhënë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale miqësore midis dy popujve dhe vendeve tona, pata kënaqësinë të çmoja Ambasadoren e Republikës së Francës, Christina Vasak, me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Ne i jemi mirënjohës Francës për të gjithë mbështetjen e dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, por edhe për kontributin në paqëtimin dhe stabilizimin e rajonit tonë” shkruan Meta.

Sot Meta vlerësoi me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës heroin e popullit, Avni Rustemi. db/Abcnews.al