Meta uron Pendarovskin për pavarësinë

schedule11:47 - 8 Shtator, 2019

schedule 11:47 - 8 Shtator, 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, uroi të dielën Presidentin Stevo Pendarovski me rastin e 28-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“28-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më jep kënaqësinë e veçantë që të përcjell, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet e përshëndetjet më të ngrohta, të përzemërta e vëllazërore për Ju dhe të gjithë qytetarët TuajShpreh bindjen time se, falë edhe vullnetit, eksperiencës dhe vizionit Tuaj, marrëdhëniet e shkëlqyera të fqinjësisë e të bashkëpunimit, që ekzistojnë ndërmjet vendeve dhe popujve tanë, do të forcohen më tej në të ardhmen”, tha Meta.

Për kreun e shtetit, ndikim për forcimin e marrëdhënieve mes dy vende ka luajtur dhe luan adresimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve ndëretnike.

“Jemi krenarë për kontributin jetik që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut japin për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendit. Jam i bindur se komuniteti maqedonas në vendin tonë do të vijojë të jetë një urë e fortë miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”, tha Meta.

Presidenti Meta, përgëzon Pendarovskin për vizionin dhe guximin në arritjen e Marrëveshjes historike të Prespës.

“Një shembull për gjithë rajonin – që jo vetëm do të forcojë perspektivën euroatlantike të vendit Tuaj, por do ta bëjë rajonin tonë edhe më të sigurtë. Jam i bindur se vendet tona do të bashkëpunojnë ngushtësisht në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, si dhe në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian”, thotë Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!