Presidenti Ilir Meta u ka uruar besimtarëve bektashianë festën e Sulltan Novruzit. Me anë të një shënimi në “Facebook” Mata u uron shëndet dhe mbarësi.
“Të dashur miq, Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit!
Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!??”./abcnews.al