Presidenti Ilir Meta në një reagim në rrjetet sociale ka theksuar se nuk është person që ndjek Eskobarin, një narko-trafikant meksikan një nga njerëzit më të pasur në botë gjatë viteve ’90.
Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se heronjtë e tij janë të gjithë ata heronj që e bëjnë krenar që është shqiptar.
“Zotërinj dhe Zonja palaço!
Unë nuk kam idhull Eskobarin por Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë dhe shqiptarë!”, shkruan Meta.
Ndërkohë mbrëmjen e kësaj enjtje, Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një ndër lideret që është i lidhur me persona që kanë rekorde kriminale./abcnews.al