Meta takon Orlando: Politika të krijojë ura dialogu

schedule17:59 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 17:59 - 12 Dhjetor, 2017

Ministri Italian i Drejtësisë Andrea Orlando, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë u prit në një takim edhe nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Presidenti Meta komenton në rrjetin social facebook se ministrit Italian i ka nënvizuar faktin se në Shqipëri është shumë e rëndësishme implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë. Forcat politike paralmentare -thotë Presidenti, pa vonesë duhet të krijojnë urat e dialogut konstruktiv, sa më shpejt, e me qëllim që procesi të udhëhiqet e të vendoset në shinat kushtetuese dhe Veneciane, në frymën e konsensusit të arritur me 21-21 korrik 2016./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!