Presidenti Ilir Meta është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kunës Wang YI. Meta shprehet se gjatë takimit ka vlerësuar miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve duke shprehur dëshirën për t’i forcuar më tej ato. Meta thekson se shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe dobi reciproke për vendet dhe popujt e të dyja vendeve.
“Takim miqësor dhe bisedë e hapur me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh.T.Z. Wang YI. Vlerësova miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shpreha dëshirën për t’i forcuar edhe më tej në të ardhmen. Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe me dobi reciproke për vendet dhe popujt tanë.
Duke theksuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, që përkon edhe me 50-vjetorin e anëtarësimit të RP të Kinës në OKB, e sigurova Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Sh.T.Z. Wang YI për bashkëpunim në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit kudo në botë”, shkruan Meta. /Abcnews.al