Meta takon kreun e aleancës për Shqiptarët në Maqedoni: Të mos lejojmë shpopullimin e trevave

schedule17:51 - 12 Janar, 2022

schedule 17:51 - 12 Janar, 2022

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Maqedoni është takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Meta ka ndarë foto në rrjetet sociale ku shkruan se temë e diskutimeve kanë qenë situata politike në rajon dhe ecuria e proceseve integruese.

Ai thekson se kanë rënë dakord të bëjnë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre.

“Me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pata një bisedë të ngrohtë për situatën politike në vendet tona, ecurinë e proceseve integruese dhe zhvillimet në rajon.

Vlerësuam se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre”, shkruan Meta. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!